Në Panairin e “RÜGA 2018” edhe «Flexiprint GmbH»

0
432

Kjo firmë me pronare me pronare Adelina Rifati, inxhiniere e grafikës mori pjesë për herë të parë  në Panairin nga fusha e ekonomisë RÜGA 2018, që zakonisht mbahet në çdo katër vjet në sallën e sporteve në Rümlang të kantonit të Cyrihut  

Sivjet nga data 27-29 prill, për tri ditë resht morën pjesë dhe ekspozuan plot 100 firma, me produktet e tyre, ndërsa që dominuan firmat prodhuese dhe shërbyese.

Kësaj radhe, në mesin e këtyre firmave ishte edhe firma për shtyp, reklama e dizajn «Flexiprint GmnH», me pronare Adelina Rifati, inxhiniere e fushës së grafikës. Kjo firmë ekspozoi me dhjetëra produkte, që tërhoqën mjaft shumë interesimin e vizitorëve, sidomos të atyre që jetojnë e veprojnë në regjionin, ku edhe gjendet tash e dy vjet  edhe «Flexiprint GmnH », në rrugën Lindenstrasee 7/ 8153 Rümlang.

Nga biseda për portalin tonë prointegra.ch, Adelina Rifati, shprehi kënaqësinë që edhe firma që drejton ajo, përherë të parë ishte pjesëmarrëse e këtij panairi, aq më parë që ky panair tërheq firma e vizitorë nga mbarë Zvicra.

Përkujtoi se është e kënaqur edhe me vizitën që iu bë shtandit, ku ajo kishte ekspozuar produktet që dizajnohen edhe shtypen firmën «Flexiprint GmbH», por edhe me interesimin e vizitorëve për veprimtarinë e kësaj firmës, me seli po në lokalitetin ku edhe mbahej panairi.

Po ashtu në panairin “RÜGA 2018”, pati edhe sa vizitorë edhe nga radhët e shqiptarëve, por  për fat munguan firma të tjera me pronarë shqiptarë. Ndërkaq, Adelina shpreson se firma që udhëheq ajo, «Flexiprint GmbH », do të konkurrojë në të ardhmen edhe në panaire të tjera në Zvicër, krahas rritës së firmës dhe zgjerimit të veprimtarisë së saj. Gjithashtu shpreson se nuk do të mbetet e vetmja firmë me pronarë shqiptarë, si kësaj radhe në Panairin e Rümlangut, në kantonin e Cyrihut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here