Home / Aktualitete / Detit (Poezi)

Detit (Poezi)

Atje në detin më të largët
Lash shpirtin tim
Të fshihet në pritje
Hijeve shkëmbinjëve
Valëve të mëngjesit
Asnjë ishull mos ta kërkojë, nuk dua shpëtim
Ishujt vetë nuk vijnë
Aty të endet, në kërkim të prehjes
Deri sa në një tjetër jetë të takohemi përsëri
Apo do të na presë një tjetër behar? Një i mbarë…
Kur deti t’i kthejë anijet në breg
dhe t’i ketë shpërlarë të gjitha ankthet e kaluara
pa frymë do jem, (Achillea mou), deri atë ditë
netët e shkuara më janë ëndrra përjetësisht
ndërsa unë, si kokon, mbështjellem në pritje
të asaj dite.
(se kisha aq shumë frikë nga dashuria, ti mirë e dije…)

Luljeta Aliu, Prishtinë, 04.09.2017

Luljeta Aliu

Luljeta Aliu

Luljeta Aliu është duke doktoruar në Shkenca Politike në Nurenberg të Gjermanisë me fokus Marrëdhëniet Transatlantike. Ajo ka mbaruar studimet interdisiplinare për Shkenca Politike, Letërsi Gjermane dhe Të Drejtën Ndërkombëtare në universitetin e Cyrihut, Zvicër, ku edhe ka shkruar master për vendimmarrjen ushtarake në misionet shumëkombëshe. Fushat e saj të interesit shkencor janë politikat ndërkombëtare të sigurisë, politika e jashtme, gjeopolitika dhe mobilizimi social. Ajo është edhe aktiviste e shoqërisë civile në Kosovë dhe si njohëse e çështjeve politike, kontribuon përmes analizave dhe shkrimeve të saj në mediat kosovare. Luljeta Aliu shkruan për gazetat në Kosovë dhe gazeta zvicërane…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*