DEMARKACIONI APO  KORRUPSIONI ËSHTË GUR MË I RËNDË NË QAFËN E KOSOVËS

0
195

Vizat shprehja më e keqpërdorur që nga viti 2015 e këndej.

Nga Ibish Neziri

E keqpërdorur nga ata që këto i kanë në duar e e keqpërdorur nga këta që nuk kanë asgjë në dorë.

Se demarkimi i kufirit është bërë gabimisht nuk don mend. Jo vetëm gjeometrat, gjeografët, topogr

afët po edhe barinjtë e dijnë këtë, por ata që më së shumti janë të thirrur për ta ditur nuk po duan ta dijnë. Është për të ardhur keq që parlamentarët ithtarë të ratifikimit në parlament thonë se nëse nuk e ratifikojnë marrëveshjen, Kosova i humb vizat, por në asnjë mënyrë nuk e thonë se nëse demarkimi ratifikohet, Kosova humb territor. Këtë sot në senacën e jashtëzakonshme të parlamentit e tha njëri nga kundërshtarët e ratifikimit.

Këtë e kanë lidhur me vizat, ndonëse fillimisht nuk ishte kusht i ndërkombëtarëve, por kusht e bëri ish-koalicioni qeveritar LDK-PDK, për ta lënë nën hije kushtin tjetër po aq të rendësishëm sa edhe demarkacioni – korrupsionin.

Kur vihen para demarkimi, vizat dhe qëndrimi i BE-së, nuk duhet qenë fort i mençur për të parë se politika e BE-së, kur janë në pyetje shqiptarët, i përdor dy binarë. Të gjithë qarkullojnë e lëvizin nëpër Evropë pa viza pos shqiptarëve të Kosovës. Nuk mund të mos shtrohet pyetja se pse ndodhë me qytetarët e Kosovës kështu, cili nga shtetet fqinjë i ka të rregulluara marrëdhëniet me fqinjët, cilat shtete të dala nga ish Jugosllavia i kanë kryer demarkimet e kufinjëve, a nuk kanë probleme me kufirin Sllovenia e Kroacia, Bosnja e Serbia, Mali i Zi e Serbia, Mali i Zi e Bosnja, Bosnja e Serbia, Serbia e Kroacia, Serbia e Kosova, dhe anasjelltas, Maqedonia e Greqia sot për emrin e nesër me siguri edhe për kufirin? Pse Serbisë, kur i hapen bisedimet nuk iu vu kusht demarkimi i kufirit me Kosovën, pse nuk iu vu kusht paraprak tërheqja e të gjitha strukturave paralele nga përtej Ibrit? Çfarë do të thotë kjo tjetër pos politikë e dy binarëve? Nga do të lëvizin dhe si do të lëvizin lirisht qytetarët kur posa afrohen në Merdarë iu fillojnë pengesat. Njësoj do t’u ndodhë edhe në Dheun e Bardhë, në  Muçibabë, në Mutivodë dhe në të gjitha pikëkalimet tjera kufitare me Serbinë. Njerëzit nga Kosova do të detyrohen t’ua ndërrojnë edhe më tutje tabelat makinave, shenjat e Republikës së Kosovës nuk do t’ua lejojnë në makina gjë që është e detyrushme për të gjitha shtetet, prandaj edhe nuk mund të flitet për lëvizje pa viza apo lëvizje të lirë.

Nga viti 2015 populli i është nënshtruar një presioni të paparë, deri në terorizim me vizat nga BE.ja në  njërën anë e në anën tjetër nga politikanët e paaftë, të cilët pos e futën shtetin në mjerim, ia vranë ëndrrën e të ardhmën rinisë duke ia humbur perspektivën si në atdhe, ashtu edhe jashtë atdheut dhe duke ua lënë vetëm ëndrrën e ikjes jashtë.

Sa kohë kaloi e sa përpjekje u bënë për t’i bërë numrat për ta kaluar demarkacionin  dhe të gjitha përpjekjet shkuan kot. Edha pas lojës së mbrapsht e të papritur rreth „aneksmarrëveshjes“ Thaçi – Vujanoviç, përpjekja për ta ratifikuar demarkacionin dështoi.

Para fillimit të seancës së jashtëzakonshme për kufirin një OJQ e organizoi një protestë në të cilën, duket, morën pjesë 13 persona, numër ky ters, ndërkaq në protestat e mëhershme kundër demarkimit patën marrë pjesë qindramijë protestues.

Duhet të ratifikohet demarkacioni apo nuk duhet? Për këtë mendimet janë të ndara. Për mos ratifikim konsekuent qëndrimeve të veta iu mbeti vetëm Lëvizja Vetvendosje me të dy krahët e vetë. Për ratifikim konsekuent qëndrimeve të veta iu mbeten partitë që e nënshkruan marrëveshjen LDK – PDK, ndërkaq satelitet e tanishëm të PDK-së Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës e Haradinajt, NISMA e Limajt, dhe AKR-ja e PAcolit filluan të sillen rreth boshtit të PDK-së dhe pas „aneksmarrëveshjes“, duke dashur ta mashtrojnë vetvetën dhe bashkë me vetvetn edhe opinionin, premtuan se do ta votojnë variantin e Komisionit të Kosovës, të udhëhequr nga Bulliqi, i cili as që ishte vënë në diskutim dhe i cili nuk ishte diskutuar me palën tjetër, Malin e Zi. Këtë variant edhe pse nuk ishte në votim, LDK-ja sot në senacën e jashtëzakonshme parlamentare tha se nuk do ta votonte gjë që nxori në sipërfaqe se asnjëri nga variantet nuk do të miratohet në mungesë konsenzusi e numrash, dhe është mirë që nuk miratohet, por ta zëmë se u miratua marrëveshja me Malin e Zi, çfarë pastaj, çfarë të mira do t’i sjell ajo Kosovës, a do të ia sjell liberalizimin e vizave? Sigurisht se jo. Edhe pas ratifikimit të demarkacionit, cili do variant qoftë, gjë që nuk do të ndodhë, Kosova nuk do ta marrë lirinë e lëvizjes ngase BE-ja nuk është e interesuar për këtë. Po t’i kishte mbetur vërtetë deri te lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës, atyre do të duhej t’ua mundësonte, ndërkaq sanksionet t’ua vente politikanëve, deputetëve, qeveritarëve të të gjitha niveleve, siç ia vuri SHBA-së ish kryeprokurorit Llalla ditë më parë dhe Tirana zyrtare t’’ua tërheq pasaportat qoftë të zakonshme, qoftë diplomatike.

Është një kusht tjetër, i cili përciptazi përmendet, gur i rëndë në qafën e Kosovës, i cili do të jetë conditio sine qua non, por të cilin në asnjë mënyrë nuk do ta plotësojnë as përfaqësuesit qeveritarë e as parlamentarët dhe as institucionet tjera. Është ky korrupsioni, i cili ka depërtuar dhe është majur në të gjitha poret e jetës në Kosovë. Pse ky kusht është e pamundur të plotësohet, shtrohet pyetja dhe përgjigjja është shumë e logjikshme: Kush do ta luftojë korrupsionin, ata që e krijuan dhe e trashën? Sigurisht se jo! Ata për ta luftuar këtë dukuri kanceroze, fillimisht duhet ta bëjnë ligjin për hulumtimin e prejardhjes së pasurisë dhe konfiskimin e pasurisë së fituar paligjshëm, përmes korrupsionit, vjedhjeve e keqpërdorimeve të çdo lloj, të heqin dorë nga pozitat e tyre në mënyrë që hetuesit t’i lënë të lirë, jashtë çdo ndikimi për ta kryer punën e vet dhe në heshtje t’i presin vendimet e gjykatës për korrupsionin, të cilin e kanë ngritur në shkallën më të lartë! Të hulumtohen të gjithë tenderet dhe fituesit e tendereve si dhe mënyra e realizimit të tyre. Të hulumtohen edhe të „punësuarit“ nëpër ndërmarrje publike, si në PTK, Ibër-Lepenc, KEK, etj, të cilët pa i parë kush në ato vendpunime kanë marrë paga të majme. Me një fjalë hetimet të fillojnë nga peshqit e mëdhenjë, të cilët as nuk po bien në rrjeta e as në grepa dhe as që do të biejnë.

U bë ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi apo nuk u bë, liberalizim vizash nuk do të ketë sepse është e pamundur të plotësohet kushti i dytë.
Qeveria e Republikës së Kosovës po ta dojë vetëm pak Kosovën nuk duhet ta pres të mërkurën, por qysh sot ajo duhet ta paraqes dorëheqjen dhe presidenti t’i shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme. Pasi të konstituohet parlamenti presidenti ta ndjek shembullin e qeverisë dhe t’i hap rrugë krijimit të institucioneve të reja, me njerëz të pakorruptuar, të cilat pastaj do ta qonin deri në fund luftën kundër korrupsionit. Ata nuk e duan Kosovën, ata do të vazhdojnë të mbeten në pushtet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here