BSPK zotohet për angazhim dhe bashkëpunim sindikalist

0
48

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës përmbylli fazën e zgjedhjeve. Së fundi me 28 tetor 2017 në ambientin e Hotel Grandit në Prishtinë u konstituua edhe Këshilli Drejtues i BSPK-së dhe u zgjodhën nënkryetarët e BSPK-së si dhe u bë pranimi i dy federatave sindikale.

Në shkresën e tij informuese dërguar sindikatës Unia mbi zhvillimet e fundit në BSPK, gjegjësisht mbajtjen e Kongresit, zgjedhjen e Këshillit Drejtues të BSPK-së dhe synimin apelues për

Siç kemi mësuar edhe nga mediat e Kosovës, BSPK e ka mbajtur Kongresin e VII zgjedhor me datën 29 shtator 2017 në Prishtinë. Kongresi u mbajt në prani të 164 delegatëve nga federatat e BSPK si dhe në prani të mysafirëve vendor dhe ndërkombëtar nga rajoni, Evropa dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Avni Ajdini zgjedhet kryetari i ri i BSPK-s

Përpos mysafirëve që ishin prezent nga sindikatat e Shqipërisë BSPSH, Maqedonisë UNASM, Turqisë HAK-IS dhe TOYLESI, nga AFL-CIO zyra në Beograd, Kongresin e përshëndetën edhe përfaqësues të Sindikatave Botërore ITUC, me seli në Bruksel, CITUB Bullgari, FES etj.

Kongresin e kishte nderuar me pjesëmarrjen e tij edhe ministri i  ri i  Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Skender Reçica, z. Agim Shahini nga AKB, z. Basri Ibrahimi nga Inspektorati i  Punës, ku letër përshëndetëse dërgoi edhe z. Hajrullah Gorani ish presidenti i  parë i  BSPK. Sipas raportit të Komisionit zgjedhor të BSPK nga 164 delegat prezent në Kongresin e BSPK votuan 161 delegat. Komisioni konstatoi se me 108 vota pro kryetar i ri i  BSPK u zgjodh Avni Ajdini, në një mandatë prej 4 vitesh.

BSPK bënë konstituimin e Këshillit Drejtues

Së fundi, më 28.10.2017, në Prishtinë, nën udhëheqjen e Kryetarit të BSPK-së Avni Ajdini, u konstituua Këshilli Drejtues i BSPK-së si dhe u bë verifikimi i mandatit të 72 anëtareve të Këshillit Drejtues që përfaqësojnë 14 federatat/sindikatat për anëtarë të BSPK-së.

Këshilli Drejtues i BSPK-së, vazhdoj punimet sipas rendit të ditës ku u shqyrtuan edhe kërkesat e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës si dhe e Sindikatës së Policisë së Kosovës, drejtuar BSPK-së, sipas së cilave, të njëjtat kërkojnë për tu rikthyer përsëri në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Këto kërkesa u aprovuan nga të pranishmit, dhe nga sot këto dy federata janë anëtare të barabarta të BSPK-së me ç’rast iu shtuan mbi 15.000 anëtar.

Në këtë takim u zgjodhën nënkryetaret e BSPK-së, Atdhe Hykolli, nga Sindikata e Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) dhe Leonora Lokaj, nga Sindikata e Doganave të Kosovës. Gjithashtu në këtë mbledhje Kryetari i Këshillit Drejtues u rizgjodh  Asllan Rusinovci nga Sindikata e Judikaturës dhe dy nënkryetaret e Këshillit Drejtues u zgjodhën  Valbona Shehu, nga FSPSHPK-së dhe Abedin Haxhiu, nga Sindikata e Feronikelit.

Kryetari i BSPK-së Avni Ajdini, u zotua para Këshillit Drejtues se ai si Kryetar dhe BSPK-ja nën udhëheqjen e tij, do të jetë Konfederata e Unitetit, e cila do ta ketë derën hapur për të gjitha Federatat/Sindikatat e vendit, të cilat pretendojnë të jenë pjesë e BSPK-së, konform të drejtave dhe detyrimeve që dalin nga Ligji për Organizimin Sindikal, dhe Statuti i BSPK-së si dhe aktet tjera në fuqi.

Konfederata sindikale “Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës” sot, më shumë se kurrë po pasqyron Unitetin e të gjitha Organizatave Sindikale në vend, të bashkuara vullnetarisht me të vetmin qëllim, për realizimin dhe mbrojtjen e interesave të anëtarëve sindikal dhe punëtorëve në vendin tonë, thekson Kryetari i ri i BSPK-së, Avni Ajdini në shkresën e tij adresuar sindikatës Unia të Zvicrës, nepërmjet sekretarit nacional për migracion në sindikatën Unia, kolegut Osman Osmanit, njëherazi përgjegjës për Evropën juglindore në sindikatën Unia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here