Botimi frëngjisht i librit «Mashtrimi i Madh» – në libraritë «Payot» të Zvicrës

0
258

Nga Alban Ismailaj

Në raftet e Librarisë « Payot », që ka rrjetin më të madh të shpërndarjes së librit në tërë hapësirën frankofone të Zvicrës,  krahas librave të shumtë që janë shkruar kohëve të fundit kundër shqiptarëve në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti lexuesit i ofrohet edhe libri i Badhyl Mahmutit i botuar në gjuhën frënge nga Shtëpia Botuese prestigjioze e Parisit “L’Harmatan”.

Libri «Mashtrimi i Madh» shpartallon me argumente shkencore propagandën serbe dhe autorët e ndryshëm që shpërndajnë këtë propagandë. Shpërndarja e këtij libri nëpër libraritë e shumta ofron mundësinë që lexuesi frankofon të njihet ma mashtrimin e madh që autorët e ndryshëm bëjnë lidhur shqiptarët, me luftën e Kosovës dhe me pretendimet e Serbisë  se gjoja UÇK-ja ka vrarë civilë.

Të gjithë shqiptarët që jetojnë në vendet e Evropës Perëndimore ku flitet frëngjisht, sidomos studentët që studiojnë në universitetet e këtyre shteteve, është mirë që t’u sugjerojnë miqve të tyre të interesuar për Ballkanin që të lexojnë këtë libër dhe të sqarohet se në Kosovë ka ndodhur gjenocidi serb të cilin dëshirojnë ta lënë në heshtje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here