Pyetje e përgjigje nga bota e punës në Zvicër

0
642

A hiqet pagesa shtesë, nëse djali im ka pagë shegerti?

David Aeby nga sektori juridik i Unia-s përgjigjet në pyetjet Tuaja nga bota e punës.

Unë kam tre fëmijë: Djali im më i riu është 14 vjeç dhe vijon ende shkollën. Vajza është 16 vjeçe dhe tanimë ka filluar me nxënien e profesionit. Djali i rritur është 22 vjeç dhe studion për gjeografi. Kolegia ime ngul këmbë, se shtesat familjare hiqen posa një i ri fiton vetë paratë e tij, kjo edhe atëherë kur ai është duke u arsimuar. A është kjo e vërtetë?  

DAVID AEBY: Jo. Shtesat e fëmijëve, në shumën prej së paku 200 frangave në muaj (varësisht nga Kantoni, shuma mund të jetë edhe më e lartë) dhe paguhet, deri sa fëmija ti mbush 16 vjet. Nga kjo moshë ekziston e drejta në shtesat arsimore prej së paku 250 frangave në muaj (edhe këtu varësisht nga Kantoni, shuma mund të jetë më e lartë). Kjo shtesë paguhet deri në përfundim të arsimimit, më së gjati deri në arritjen e moshës 25 vjeç. Edhe në rastin kur vajza juaj merre pagën e parë të shegertit dhe edhe nëse djali juaj student fiton para për veti me punën gjatë pushimeve vjetore, edhe më tej keni të drejtën në shtesat arsimore. Kujdes: Megjithatë, ekziston një kufi i sipërm. Nëse të ardhurat e të rinjve apo të rinjve të rritur më e lartë se sa pensioni i plotë maksimal i pleqërisë nga shtylla e parë AHV/AVS, atëherë nuk keni të drejtë në shtesa arsimore.  Kufiri i këtyre të ardhurave aktualisht është 28’200 franga në vit.

work, 19.10.2017

Evidentimi i orarit të punës: A është e lejuar heqja paushallë e pauzës?

Igor Zoric nga shërbimi orari i punës përgjigjet në pyetjet mbi orarin e punës dhe evidentimin e tij.

Unë punoj me orar fleksibël pune në modelin e orarit të lëvizshëm. Orari ynë i punës evidentohet në mënyrë elektronike. Sipas rregullit unë punoi 8 orë në ditë dhe gjatë drekës marrë një pauzë prej gjysmë ore. Në raste të jashtëzakonshme mua më duhet të punoj mbi 9 orë në ditë. Në raste të tilla ligji parasheh së paku 1 orë pauzë. Sistemi elektronik i evidentimit të orarit të punës megjithatë më heq edhe një gjysmë ore pune – edhe pse unë nuk mund ta bëja fare pauzën. Shefi im thotë: “Ligji është ligj. Pas 9 orësh pune hiqet një gjysmë ore tjetër shtesë pauze.” A është kjo korrekte?

IGOR ZORIC: Jo. Ligji i punës shërben që të mënjanohet ngarkesa e tepërt në punë për të mbrojtur kështu shëndetin tuaj. Të dhënat e rrejshme për pauzat nuk lejohen. Punëdhënësi duhet të kujdeset, që ju të bëni pauzën dhe që kjo të dokumentohet në mënyrë korrekte. Nëse sistemi elektronik juve ua heq në mënyrë automatike pauzën nga orari i punës, pauzë të cilën ju nuk keni mundur fare ta merrni, atëherë duhet të kërkoni ta korrigjoni atë. Pos tjerash tek modeli juaj me orar të lëvizshëm pune, ju për pauza orientoheni tek mesatarja e orarit të nevojshëm të punës. Këtë e rregullon urdhëresa 1 e Ligjit të Punës në nenin 18, Pika 4. Pra orari juaj i kohës së nevojshme të punës është 8 orë në ditë. Nëse në një rast të jashtëzakonshëm punoni më shumë se 9 orë në një ditë, koha e pauzës suaj minimale megjithatë orientohet tek orari i nevojshëm i punës. Kjo është tek 8 orë një gjysmë ore pauze në ditë. Nëse merret me mend se për një periudhë më të gjatë kohore do të punoni më shumë se 9 orë në ditë, atëherë është e qartë se juve do tu hiqet një orë pauzë në ditë.

work, 16.11.2017

Përktheu e përshtati Osman Osmani

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here