Avdijaj mposht Thunin

0
223

Lausanne ishte më e mirë se Luzern duke fituar me rezultat 3-1 në një ndeshje goxha të baraspeshuar. Benjamin Kololli me penalltinë në stilin ‘panenka’ vulosi rezultatin në minutën 91të, dy minuta para inkuadrimit të Mersim Asllanit tek ekipi vendas.

Nga 90 minuta në fushë tek mysafirët e Luzern i kaluan Hekuran Kryeziu e Shkëlqim Demhasaj.

Ndeshje e baraspeshuar, por pa shumë raste konkrete shënimi u zhvillua edhe në ‘Letzigrund Stadion’ të Cyrihut. Grashhopëpers priti Thunin, të cilët i mposhtën me rezultat 2-0. Të dy golat erdhën nga Albion Avdijaj i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 57të.

Avdijaj shënoi qysh në rastin e dytë pas asistimit të Andersen, duke mos e pasur shumë zor të devijonte topin drejt portës. Në golin e dytë, asistimi erdhi nga Nedim Bajrami i cili pas një pasimi preciz vendosi në pozitë një me një Albionin me portierin kundërshtar, i cili me një gjuajtje të lehtë gjeti këndin e portës të pamundshëm për tu mbuluar.

Fitore të thellë këtë javë shënuan kampionët aktual, Basel. Ata pas disavantazhit të hershëm ndaj Sion, u kthyen të marrin tri pikët me rezultat 5-1. Albian Ajeti kaloi 73 minuta në fushë, ndërsa Taulant Xhaka u inkuadra në minutën e 81të të ndeshjes.

Tek mysafirët, Ermir Lenjani e Pajtim Kasami kaluan nga 90 minuta në fushë, me këtë të fundit ë zverdhur pas dy ndeshjeve me gola.

Në ndeshjet tjera të javës së 15të të Superligës zvicerane në futboll, Gjelbrim Taipi kaloi 76 minuta në fushë në humbjen e St. Gallen nga Lugano; derisa liderët e kampionatit Young Boys mposhtën me rezultat të ngushtë, 2-1 Zurichun.

Renditja pas javës së 15të

Young Boys         33

Basel                     26

Grasshopper      23

Zurich                    22

St. Gallen             21

Lausanne             19

Lugano                 16

Thun                      15

Sion                       14

Luzern                  14

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here