ABSM përmbyll me sukses vitin shkollor 2017/2018 – Jahresabschlussfest der ABSM am 21.06.2018

0
482

Nga Ulrich Schubert, Bazel

538 vetë nga mbi 50 vende morën pjesë në kurse gjermane dhe integruese në ABSM në vitin e fundit shkollor.

Më 21 qershor 2018 ABSM (Qendra për arsimim dhe këshillim për migrante dhe migrantë) në Bazel organizoi ceremoninë e festës tradicionale për  përfundimin e vitit shkollor 2017-2018. Me këtë rast në Restorantin „L’esprit“ në Gundeldingen ishin të ftuar miq, bashkpunëtorë dhe prindër. Së bashku me nxënësit dhe nxënëset e kurseve të Gjermanishtes dhe Integrimit kishin ardhur edhe drejtues nga institucionet e institucioneve sociale të Bazel – Stadt dhe Bazel-Land.

Atmosfera u gjallërua së tepërmi si nga zërat e të pranishmëve, ashtu edhe nga tingujt e një versioni jazz e të këngëve popullore. Ceremoninë e hapi me një fjalim të shkurtër e të ngrohtë z. Philippe Alioth, anëtar i bordit dhe zëvendës president i ABSM, fillimisht duke u uruar mirëseardhjen dhe duke i përshëndetur të ftuarit e shumtë në atë mbrëmje. Z. Alioth bëri një përmbledhje koncize nga historia rreth ABSM. Ai theksoi se shoqata për rreth 21 vjet ka njohur zgjerim e përmirësim të vazhdueshëm, duke u bërë gjithnjë e më e pranishme dhe aktive, e vlerësuar dhe respektuar nga migrantët shqiptarë e nga vende të tjera; nga autoritetet lokale të Kantonit të Bazelit, ato qendrore të Konfederatës së Zvicrës dhe ndërkombëtare, etj. Në vijim z. Philippe Alioth  theksoi rëndësinë e madhe të kurseve gjermane dhe të integrimit për punësimin dhe integrimin e të ardhurve si refugjatë dhe migrantë në Basel dhe në zonën përreth. Me gamën e gjerë dhe bashkëkohore të kurseve dhe programeve, ABSM ofron formatin e duhur e të dobishëm të kursit për të gjithë, hap mundësi të reja për të gjithë e për të gjitha dyert. Tashmë shumë të rinj, duke nisur hapat e parë në kopshtin e fëmijëve dhe duke u rritur nëpër ambientet dhe kurset e ABSM-së kanë përballuar me sukses sfidat e punësimit, kulturimit, specializimit dhe të integrimit në Zvicër. Pas këtij fjalimi emocionues të z. Filip Alioth ceremonia festive vazhdoi me një performance muzikore nga Muhi Tahiri në saksofon, Rafel Lishi në fizarmonikë, të shoqëruar nga zëri i këngëtares Debora Monfregola. Pastaj moderatori Ulrich Schubert ftoi instruktorët dhe bordin drejtues të ABSM-së për të vazhduar me pjesën tjetër të mbrëmjes, dorëzimin e  certifikatave përkatëse për provimet përfundimtare me nota më të mira dhe frekuentimin më të lartë në një kurs.

538 vetë nga mbi 50 vende të botës morën pjesë në kurse gjermane dhe integruese në ABSM në vitin e fundit shkollor.
Mes duartrokitjeve të forta, për nxënësit më të mirë u dhanë çmime nga ABSM. Kjo u prit dhe shoqërua me kënaqësi, krenari dhe duartrokitje nga të gjithë të pranishmit, sidomos nga nxënësit dhe familjarët e tyre, por edhe nga mësuesit dhe instruktorët. Në fund hapësirën e sallës dhe interesimin dhe duartrokitjet e pjesëmarrësve i mori një grup i fëmijëve nga Sri Lanka, që interpretuan këngë dhe valle nga vendi i tyre. Moderatori falënderoi artistët dhe të gjithë të pranishmit dhe më pas ai i ftoi në një koktej të pasur, me specialitete të shumta të kuzhinës nga e gjithë bota.

Për vitin e ardhshëm shkollor qëllimi i ABSM është përshtatja sa më optimale dhe angazhimi sa më cilësor ndaj kërkesave dhe nevojave të njerëzve që do të vijnë të arsimohen dhe të aftësohen profesionalisht prej saj. Në mbështetje të edukimit gjuhësor e profesional të emigrantëve, ABSM nga muaji gusht 2018 do të ofrojë  kurse të shumta për nivele të ndryshme e për të dy gjinitë,  paradite, pasdite dhe në mbrëmje. Që nga viti 2015 ABSM ofrohen falas 80 orë mësimi të gjermanishtes, të mbështetur nga kantoni Basel-Stadt për kurset e gjermanishtes dhe të integrimit për migrantët që vijnë në Bazel. ABSM gjithashtu ofron përkujdesje dhe mësim të gjuhës gjermane për fëmijë të vegjël që përzgjidhen nga Departamenti i Arsimit ne Bazel. Fjala është për fëmijët, të cilët nuk flasin gjermanishten një vit para se të fillojnë shkollimin parashkollor (Kopshtin e Fëmijëve). Kjo do të jetë  pjesë e të ashtuquajturit programi “Obligatorium”, për të siguruar një mbështetje të hershme e të mirë gjuhësore në gjermanisht. Sekretariati i ABSM do të mbetet i hapur edhe gjatë pushimeve të verës dhe ka ende vende për pjesëmarrje në kurset e gjuhës dhe të integrimit.

ABSM
Gempenstrasse 27
4053 Basel
Tel. +41 61 361 85 88
info@absm.ch
www.absm.ch


Jahresabschlussfest der ABSM am 21.06.2018

Text: Ulrich Schubert, Basel

Am Donnerstag, 21. Juni 2018 feierte die Ausbildungs- und Beratungsstelle für Migrantinnen und Migranten (ABSM) den Abschluss des Schuljahres 2017/2018 mit ihrer traditionellen Schulabschlussfeier. Zum festlichen Anlass im Restaurant “L’esprit” im Gundeldinger Quartier waren zahlreiche Gäste eingeladen. Neben den Schülerinnen und Schülern der Deutsch- und Integrationskurse wurden Vertreter von Behörden und Sozialdiensten aus Basel-Stadt und Basel-Landschaft erwartet.

Zu den Klängen von einer Jazz-Version eines Volksliedes füllte sich der Festsaal des Restaurants mehr und mehr. Als die zahlreich erschienenen Gäste Platz genommen hatten, wurde der Abend durch eine Begrüssungsrede von Philippe Alioth, Vorstandsmitglied und Vizepräsident der ABSM, offiziell eröffnet. Herr Alioth blickte auf die Geschichte der ABSM zurück und erinnerte daran, dass es den Trägerverein bereits seit 21 Jahren gibt. Was Ende der 1990er-Jahre als kleine Beratungsstelle angefangen hatte, entwickelte sich über die Jahre zu einem Basler Zentrum für Deutsch- und Integrationskurse. Philippe Alioth drückte seine Freude darüber aus, dass er bereits seit 1998 an den Aktivitäten der ABSM teilhabe. Er betonte die grosse Wichtigkeit von Deutsch- und Integrationskursen für die Eingliederung von Neuzugezogenen in Basel und der Umgebung. Die ABSM bietet mit ihrem breiten Angebot das richtige Kursformat für jeden und jede. Es ist nicht wichtig, welchen Aufenthaltsstatus ein Mensch hier hat: Das Erlernen der deutschen Sprache öffnet für alle Türen zu neuen Möglichkeiten. Mit der Frühförderung Deutsch wird ausserdem bereits bei den ganz Kleinen vor dem Kindergarten ein Grundstein gelegt, damit diese sich später erfolgreich in der Schweiz zurecht finden. Nur, wenn wir alle miteinander kommunizieren können, schaffen wir es, aufeinander zuzugehen, einander kennenzulernen und letztendlich friedlich neben- und miteinander zu leben.

Nach einer weiteren musikalischen Darbietung von Muhi Tahiri am Saxophon, Rafel Lishi am Akkordeon, begleitet von der Stimme von Sängerin Debora Monfregola, führte der Moderator Ulrich Schubert, Kursleiter und Mitarbeiter im Sekretariat der ABSM zum nächsten Teil des Abends über, nämlich der festlichen Übergabe der Zertifikate für die besten Abschlussprüfungen und für die höchste Anwesenheit bei einem Kurs. 538 Personen aus über 50 Ländern haben im letzten Schuljahr Deutsch- und Integrationskurse bei der ABSM besucht.

Unter lautem Applaus wurden die jeweils Besten aus jedem Kurs auf die Bühne gebeten, wo sie alle einen Preis von der ABSM in Empfang nehmen durften. Man sah den Spitzenschülerinnen und Spitzenschülern ihren Stolz, auch ihr Erstaunen über das vielleicht teilweise unerwartet gute Resultat an und die Lehrkräfte, die auch auf die Bühne gekommen waren, freuten sich sichtlich darüber, dass sie ihre Lernende soweit vorwärts bringen konnten.

Nachdem alle wieder im Saal Platz genommen hatten, trat eine Gruppe von Kindern mit Musik und Gesang aus Sri Lanka auf, was sicherlich einen weiteren Höhepunkt des Abends bildete. Der Moderator bedankte sich bei den Künstlern und bei allen Anwesenden und leitete danach über in den zweiten Teil des Abends. Ein Apéro, ergänzt durch zahlreiche kulinarische Spezialitäten aus aller Welt, vorbereitet von den Kursteilnehmerinnen und Kursteilnehmern, lockte die Anwesenden in den gemütlichen Hinterhof des Restaurants “L’esprit”, wo einige Gäste noch lange verweilten und die Zeit zum gegenseitigen Kennenlernen und Austauschen nutzte.

Das Ziel der ABSM ist eine optimale Anpassung an die Bedürfnisse ihrer Kundschaft. Zur Unterstützung der Sprachbildung von Migrantinnen und Migranten bietet die ABSM verschiedene Kurskategorien auf verschiedenen Niveaus an. So gibt es z.B. Deutsch- und Integrationskurse für fremdsprachige Frauen mit integrierter Kinderbetreuung. Es gibt Deutsch- und Integrationskurse für albanischsprachige Frauen mit Kinderbetreuung, Deutsch- und Integrationskurse verschiedener Intensität am Morgen, am Nachmittag und am Abend auf verschiedenen Niveaus, sowie Konversationskurse und Informationsmodule zum Leben und Arbeiten in der Schweiz. Seit August 2015 wird das Angebot der ABSM erweitert durch Deutsch- und Integrationskurse für Neuzugezogene, welche vom Kanton Basel-Stadt einen Gutschein für 80 Lektionen Deutschunterricht erhalten. Ausserdem besteht seit fünf Jahren die Möglichkeit, Kindern im Vorkindergartenalter, welche zu Hause nicht oder kaum Deutsch hören, im Rahmen des sogenannten “Obligatoriums” eine sprachliche Frühförderung im Deutschen zu bieten. Das Sekretariat der ABSM bleibt über die Sommerferien geöffnet und es gibt noch Plätze für die neuen Deutsch- und Integrationskurse, die im August anfangen. Schauen Sie vorbei – ein Besuch lohnt sich!

ABSM, Basel
Gempenstrasse 27
4053 Basel
Tel. +41 61 361 85 88
info@absm.ch
www.absm.ch

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here