CH-AL

Në Zvicër, prointerga.ch në vitet e fundit ka qenë më aktive dhe e pranishme si platformë informative dhe mbi të gjitha në shqip.

prointegra.ch ishte aktive për shumë vite dhe sidomos në Zvicrën gjermano-folëse, por për qëllim kishte të zgjerojë aktivitetet dhe shërbimet e veta në të gjithë Zvicrën si dhe në vendet e origjinës të njerëzve shqip-folës.

Historia, zhvillimi dhe vazhdimësia i prointegra.ch

Vet emri është rezultat i përpjekjeve konkrete të Bashkësisë Shqiptare të Kantonit Schaffhausen me rrethinë për të realizuar një projekt të integrimit. Kështu, ne me emrin e projektit tregonim që ne përpiqemi dhe angazhohemi për integrimin. Për këtë arsye e quajtëm projektin tonë “Për Integrim”, “Pro Integra”.

Nga viti 2001 deri në vitin 2003 janë realizuar disa projekte të vogla me këtë emër. Këto projekte u realizuan falë mbështetjes financiare të Kantonit Schaffhausen, Entit Federal për Migracioni (EKM) dhe strukturës së Bashkësisë Shqiptare në Schaffhausen dhe rrethinë. Gjithashtu duhet të përmendet se edhe në këto aktivitete janë zhvilluar me shumë punë vullnetare.

Pasi kemi themeluar shoqatën Pro Integra, në shtator të vitit 2003 kemi hapur edhe zyrat tona, fillimisht në Webergasse 26 e më pas në Neustadt 38 në Schaffhausen. Ndërsa më vonë në Hoffeld 24 të Cyrihut si dhe së fundi edhe në Felsenrainstrasse 1, 8052 Zürich.

Gjatë kësaj kohe, në Cyrih ka ekzistuar edhe shërbimi shqiptar për këshillime sociale “ALBA”, i cili është drejtuar nga punëtori social Mahmud Ibrahimi. Pro Integra dhe Alba kanë punuan një kohë ngushtë së bashku. Kah fundi i janarit të vitit 2008 erdhi deri tek fuzionimin në emrin “Pro Integra”. Ky bashkëpunim si i tillë, faktikisht përfundon në fund të vitit 2013.

Që nga 2010 (dhe edhe më herët se prointerga.net) si dhe në të ardhmen prointerga.ch shërben edhe si një platformë informative (portal) në gjuhën shqipe.

Edhe më herët ne si subjekt i organizuar, fillimisht në klubin e punëtorëve shqiptarë nga ish RSFJ “Rilindja” e më pas në Bashkësinë Shqiptare të Kantonit Schaffhausen me rrethinë, shërbenim edhe si një lloj Qendre kulturore dhe e kompetencës shqiptaro-zvicerane.

Bashkësia Shqiptare – Historiati

Komuniteti Shqiptar Schaffhausen si një organizatë e strukturuar u themelua në vitin 1991. Përbërja e strukturës udhëheqëse të Bashkësisë Shqiptare Schaffhausen ishte e baraspeshuar si vertikalisht ashtu edhe horizontalisht, kjo domethënë se përbërja merrte parasysh në njërën anë rajonit e prejardhjes së bashkatdhetarëve migrantë (Kosovë, viset shqiptare nën Maqedoni, Serbi e Mal të Zi) si dhe varësisht nga vendbanimi e tyre edhe në rajonin e Schaffhausen-it me rrethinë (vet qyteti Schaffhausen e vendbanimet tjera kantonale, pastaj vendbanimet në kantonet fqinje si Diesenhofen i Kantonit Thurgau apo edhe Marthalen i Kantonit Cyrih) .

Bashkësia Shqiptare Schaffhausen me rrethinë posedonte një rrjetëzim shumë të mirë në kontekstin lokal dhe rajonal. Kishte marrëdhënie të mira bashkëpunimi me Qendrën dhe të kontaktit për huajt dhe zviceranët në Schaffhausen (tani e njohur si INTEGRES), dhe ishte e përfaqësuar edhe në Qendrën ndërlidhëse shumëkulturore të komuniteteve Schaffhausen.

Fushat e veprimtarisë ndryshonin varësisht nga situata dhe fushëveprimtaria e mërgimtarëve tanë. Fokusi i veprimtarisë është përqendruar në njërën anë në situatën e vendit pritës (nikoqir) dhe problemet që lidheshin me te, ndërsa në anën tjetër me preokupimet dhe zhvillimet në vendin amë, e që shprehej pjesërisht në mbështetjen morale, materiale si dhe solidaritetin, varësisht si e kërkonte situata në vendin e origjinës.

Drejtuesit e Bashkësisë Shqiptare Schaffhausen gjithmonë – edhe pse jo mjaftueshëm – ishte në gjendje të mbështetnin komunitetin shqipfolës me shërbime të rregullta të këshillimit dhe si pikë kontakti e avokimi. Veprimtaria dhe shërbimet kryheshin vullnetarisht dhe në kohën e lirë. Të gjitha aktivitetet janë vetmenaxhuar, ndërsa mjetet janë siguruar përmes vetfinancimit të menaxhmentit dhe nga kontributet e vetë aktivistëve të Bashkësisë Shqiptare Schaffhausen, pa ndonjë mbështetje të veçantë nga qyteti, kantoni apo qeveria federale, përjashtuar këtu mbështetjen e periudhës 2001 – 2003. Krahasuar me komunitetet tjera mërgimtare në Zvicër, komunitetit shqiptar i mungonin institucionet e përfaqësive shtetërore në nivelin politik, ekonomik dhe socio-kulturor, gjë që situatën e këtij komuniteti ndër më të mëdhenjtë të mërgimtarëve e bënte edhe më të vështirë.

Në mënyrë të veçantë, udhëheqja e Bashkësisë Shqiptare Schaffhausen për komunitet ka ofruar shërbime falas në fushat e mëposhtme:

– Këshillim social për migrantët nga Ballkani Perëndimor
– Projekte pune
– Pjesëmarrja dhe ndikimi në Institucione të ndryshme (sociale, kulturore dhe politike)
– Ligjërim, arsimi e trajnim për të rritur
– Këshillime të specializuara
– Ndërmjetësimi e mbështetje në problemet shkollore
– Puna me të rinj dhe zhvillimi i aktiviteteve kulturore
– Informimi dhe komunikimi në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar
– Ndërmjetësimi me autoritetet dhe shkëmbimet kulturore me vendasit
– Ndërmjetësim kulturor dhe mbështetje në fushën shëndetësore
Bashkëpunimi edhe me grupet e tjera etnike, veçanërisht me ato të pafavorizuara, si tamilët, kurdët, dhe edhe me të tjerët.